Kukësi përballet nesër me Partizanin në “Air Albania Stadium”, në një ndeshje që pritet të nisë prej orës 19:00. Në kampin verilindor prej ditësh po bëjnë thirrje për një prani sa më të madhe të tifozëve, pasi ndihma e tyre do të ishte e rëndësishme në një sfidë si kjo.
“Ishim bashkë kur fituam titullin kampion. Sërish duhet të jemi bashkë për ta rikthyer titullin në Kukës. Prezenca juaj në ‘Air Albania’ do të ishte një motiv për futbollistët. Ejani, ta kthejmë në festë. Së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha”, thuhet në thirrjen e fundit të klubit të Kukësit.
Klubi verilindor ka vendosur për tifozët që jetojnë në Kukës dy autobusë për të udhëtuar falas drejt kryeqytetit. Sigurisht nuk do të mungojnë ata që jetojnë në Tiranë dhe Durrës, që shpesh janë shfaqur në mbështetje të skuadrës në momente të caktuara. /abcnews.al
https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/videos/695117924352580/