Ndeshja më e rëndësishme e javës së 21-të në Superiore është padiskutim ajo mes Kukësit dhe Laçit, ku përplasen vendi i parë në renditje me vendin e tretë. Kukësi është në kuotën e 38 pikëve, ndërsa kurbinasit numërojnë 32 pikë.
Është përcaktuar dhe stadiumi ku do të luhet kjo sfidë dhe faqja zyrtare e Kukësit, me anë të një njoftimi, konfirmoi se ndeshja do të luhet në “Elbasan Arena”. Të shtunën, me datë 8 shtator në orën 14:00, këto dy skuadra do të diskutojnë fatet e takimit.
Kukësi vjen në këtë sfidë pas fitores 1-4 kundër Flamurtarit, ndërsa Laçi mposhti me rezultatin minimal 1-0 Skënderbeun. Favoritë për të triumfuar konsiderohen verilindorët e Shpëtim Duros, por sfidat ndaj Laçit kanë qenë gjithmonë delikate./abcnews.al