“Kukësi” KQZ  regjistron partitë, kërkesë edhe grupimi i Berishës ndonëse nuk ka vulën e Partisë

schedule12:11 - 4 Shtator, 2023

schedule 12:11 - 4 Shtator, 2023

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendosë këtë të hënë në lidhje e subjektet politike që do të regjistrohen si pjesëmarrës në zgjedhjet për kryebashkiakun e Kukësit më 24 shtator.

Gazeatrja Esiona Konomi raporton se në këto zgjedhje ka kërkuar që të regjistrohet Partia Socialiste, Lulzim Basha në emër të PD-së, siç pritej edhe Sali Berisha dhe grupi i tij ka kërkuar të jetë pjesë dhe Partia e Lirisë është paraqitur pranë KQZ për të marrë në këto zgjedhje.

Në mbledhjen e sotme në KQZ pritet që juristët e grupit Basha dhe Berisha  të përballen sërish siç ndodhi në zgjedhjet e 14 majit, dhe kujtojmë se Celibashi ka njohur si kreun e PD Lulzim Basha por do të shikojmë se çfarë do të ndodhë  gjatë kësaj mbledhje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!