Kukësi ka mundur të fitojë në shtëpi ndaj Tiranës me rezultatin 2-0.
Në pjesën e parë, në minutën e 35-të ishte Oppong që shënon me kokë për verilindorët. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Pjesa e dytë nis në favor të Kukësit përsëri, pasi shënuan edhe golin e dytë në minutën e 58-të me anë të Bytyçit.
Tirana u përpoq disa herë, por nuk gjeti mundësinë të ngushtonte shifrat. Kryeqytetasit ndodhen në vendin e parë me 34 pikë, ndërsa Kukësi largohet nga zona e kuqe duke u rënditur në vendin e shtatë me 22 pikë.
Nga ana tjetër, Bylis ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Kastriotit dhe Doi shënon golin e vetëm të sfidës./ h.ll/abcnews.al