Kukësi fiton me përmbysje ndaj Partizanit

schedule20:59 - 19 Shkurt, 2018

schedule 20:59 - 19 Shkurt, 2018

Fitore e madhe me përmbysje për Kukësin në kryeqytet ndaj Partizanit me rezultatin 3-1. Me këtë sukses, kampionët janë në pozita të mira për Europën, ndërsa Partizani vuajti mungesat dhe akuzoi gjyqtarin.

Kush e pati fajin për humbjen e radhës?

Mungesat vërtet të shumta e dëmtuan Partizanin, arbitrimi i ndeshjes, tensioni i madh apo ishte merita e Kukësit?

Padyshim, pati shumë arsye, veçse përfundimi ishte që ata që u menduan si pretendentë për titull në fillim të sezonit, janë vërtet në prag të dështimit absolut.

Disfata me përmbysje në shtëpi me Kukësin, 1-3, ishte si kapaku që vulosi një periudhë të zezë që po zgjat prej muajsh.

Mungesat ishin serioze pasi kryeqytetasit ishin pa kapitenin Batha e Trashin të dënuar nga Disiplina, pa trajnerin Starova po ashtu të ndëshkuar nga Federata, pa Prognin e pezulluar për shkak kartonësh dhe pa Kalarin e Telushin të dëmtuar.

Kjo detyroi trajnerin e dytë, Dalipin, që të hidhte në fushë të paktën 6 lojtarë të rinj si Gojkoviç, Belica, Kotobelli, Sulejmani, Kulum apo Mala.
Po ashtu, prag-ndeshja ishte e tensionuar me akuza për arbitrat dhe Federatën, gjë që me siguri e ngarkoi shumë ekipin emocionalisht.

Fillimi, gjithsesi, ishte i mirë dhe Partizani kaloi i pari në avantazh duke e mbyllur 1-0 pjesën e parë, pas rrjetës së shënuar nga mbrojtësi Gojkoviç.
Gjithsesi, mungesat që do të kishin qenë të shumta edhe në një ndeshje të lehtë, ndikuan ndaj kuksianëve.

Veriorët përfituan edhe nga dalja me karton të kuq e lojtarit serb, Kulum, duke barazuar vetëm pak pak sekondave.

Kaq u desh që të ndryshonte gjithçka dhe që skuadra mike e trajnerit Peter Pakult të përmbyste rezultatin.

Sidoqoftë, të kuqtë patën rast të akuzonin për gjykim të njëanshëm dhe jo vetëm për kartonin e kuq, por edhe kur u anulua një gol që do të kishte barazuar shifrat në 2-2.

Protestat e tyre ishin të ashpra.

Deri në fund pati kohë edhe për një karton të kuq të Bakajt për Kukësin, për shkak të përplasjes së tij me tifozët, por edhe për golin e tretë të miqve.

Heroi i kuksianëve ishte pikërisht sulmuesi Sidrit Guri, dy herë realizues.

Me këtë sukses, Kukësi u ngjit në vendin e tretë me 32 pikë, ndërsa Partizani është i gjashti me 28./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!