Kukësi e Dinamo ndajnë pikët, mbyllet në barazim përplasja në “Kukës Arena”

schedule15:27 - 5 Nëntor, 2023

schedule 15:27 - 5 Nëntor, 2023

Ka përfunduar sfida e parë e kësaj të diele, e vlefshme për javën e 12-të të elitës së futbollit shqiptar, Kategoria Superiore, teksa në “Kukës Arena”, “verilindorët” e Kukësit e mbyllën në barazimin, 0 me 0, sfidën ndaj “nëndetëseve blu” të Dinamo City.

Pavarësisht rezultatit, si skuadra e Stavri Nicës, por edhe ajo e Dritan Mehmetit u hodhën në sulm gjatë gjithë kohës për të gjetur golin e avantazhit, por Tafas e Sali ishin në një formë të shkëlqyer, duke ndalur çdo ofensivë sulmuese të kundërshtarëve.

Falë këtij rezultatit, Kukësi vijon të qëndrojë në vendin e 4-t të tabelës, kësaj radhe me 14 pikë, po aq sa Laçi i vendit të 5-të, ndërsa “blutë” e Dinamos mbeten në vendin e 9-të të renditjes me 12 pikë. /i.m /abcnews.al