Kukësi-Dinamo, Longo përballë Shkëmbit, debutojnë lojtarë në të dyja kampet

schedule16:27 - 19 Janar, 2022

schedule 16:27 - 19 Janar, 2022

Luhet ditën e sotme ndeshja e fundit e javës së 16-të të Abissnet Superiorës mes Kukësit dhe Dinamos në “Elbasan Arena” pora 16:45.

Të dy skuadrat synojnë fitoren në këtë përballje për të treguar se janë gati për pjesën e mbetur të sezonit.

Te Dinamo e Bledi Shkëmbi do të debutojnë dy lojtarë të ofruar gjatë kësaj merkatoje, me Lilaj dhe  Dennison, ndërsa verilindorët e Diego Longos do të jenë të plotë pas mposhtjes së Covid-19.

Trajneri italian ka vendosur t’i dhurojë një fanellë titullari 18-vjeçarit Eogen Sula, teksa te Dinamo debutojnë Sabien Lilaj dhe braziliani Denisson.

Formacionet zyrtar:

Kukësi: Tafas; Ndreca, Lulaj, Bytyçi, Sula; Gj. Taipi, Sh. Taipi, De Lucas, Hila; Feijao, Milunoviç. Trajner: Diego Longo.

Dinamo: Simoni; Samake, Imami, Sofranac, Maliqi; Lilaj, Demiri, Siljanovski, Sidibe, Ibraimi, Denisson. Trajner: Bledi Shkëmbi.  /f.a/abcnews.al