Kukësi “blindon” mbrojtësin, zyrtarizohet rinovimi

schedule19:04 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 19:04 - 28 Dhjetor, 2019

Kukësi ka arritur të bindë mbrojtësin Gëzim Krasniqi që të rinovojë kontratën. Mbrojtësi u transferua tek ekipi verilindor nga skuadra e Rabotniçkit në verën e vitit 2018.

29 vjeçari nuk ka luajtur asnjë ndeshje në Superiore me Kukësin këtë edicion futbollistik, ndërsa në edicionin fundit u aktivizua në 19 ndeshje. /abcnews.al