Kukësi bëhet “top”, katër rikthime para ndeshjes me Dinamon

schedule20:59 - 13 Maj, 2022

schedule 20:59 - 13 Maj, 2022

Kukësi përballet nesër me Dinamon dhe trajneri Diego Longo do e ketë skuadrën më të plotë. Edison Ndreca dhe Pablo De Lucas e kanë shlyer pezullimin.

Gjithashtu me grupin janë bashkuar edhe Angelo Tafas dhe sulmuesi Vasil Shkurtaj. Ata kanë lënë infermierinë dhe janë grumbulluar.

Mungesë e sigurt ndaj Dinamos është mbrojtësi Jorgo Pëllumbi, i cili është i pezulluar me kartonë të verdhë. / abcnews.al