Një masiv pyjesh në Kukës u përfshi nga flaket mbrëmjen e së martës duke djegur rreth 6 mijë metra katrorë. Vatra e zjarrit u shfaq në Orçikel të njësisë administrative Zapod.
Banorët e zonës menjëherë u angazhuan për vënien nën kontroll të flakëve e më pas kanë mbërritur edhe punonjës të shërbimit zjarrfikës si dhe ato të Zonave të Mbrojtura.
Mëngjesin e sotëm pas shumë orësh përpjekje, zjarri u vu nën kontroll ndërsa policia lokale e Kukësit ka nisur hetimet për shkaqet. Paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga një pakujdesi njerëzore e ndihmuar edhe nga temperaturat e larta./ABC News Albania 24/7