KUKËS/ Sekuestrohen 20 kg kanabis dhe mbi 1000 euro bashkë me makinën, në pranga 5 persona

schedule10:12 - 19 Qershor, 2022

schedule 10:12 - 19 Qershor, 2022

KUKËS- Finalizohet operacioni policor i koduar “Long ëay” dhe vihen në pranga 5 persona.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë D. Xh., 33 vjeç, banues në Kanin, T. B., 36 vjeç, T. Xh., 34 vjeç, S. V., 32 vjeç dhe K. H., 47 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë operacionit, këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e jashtme të një lokali, me 20 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, një automjet, 10 aparate celulare, si dhe 1250 euro.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!