Kukës, plagoset me armë zjarri një 29-vjeçar

schedule14:51 - 19 Shkurt, 2025

schedule 14:51 - 19 Shkurt, 2025

Një 29-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Kukës. I riu është paraqitur në spitalin e Kukësit rreh orës 14:20,  paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta me një shtetas tjetër, i cili është identifikuar nga Policia, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije për momentin, për shkak të hetimit.

Është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë Kukës po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!