Kukës, përfundon dublimi i urave në Rrugën e Kombit

schedule13:36 - 5 Shtator, 2019

schedule 13:36 - 5 Shtator, 2019

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku mori pjesë në ceremoninë e përfundimit të punimeve të dublimit të urave në Rrugën e Kombit. Balluku tha se kjo rrugë tashmë u bë e aksesueshme në dy anët dhe me standarde të larta.

Pas 10 vite punimesh, përfundojnë shtatë urat e Rrugës së Kombit në segmentin Kukës-Morinë.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se kjo vepër tashmë u bë tërësisht e aksesueshme në dy anët duke i shtuar më tepër parametrat e sigurisë rrugore dhe elementët  e tjerë të standardeve evropiane.

Kurse Sonila Qato, drejtoreshë e ARRSH e pyetur për mbikalimet e këmbësorëve të papërfunduara pranoi problemet e krijuara me kompaninë sipërmarrëse të kontraktuar nga ARRSH, dhe tha se shumë shpejt do të marrë zgjidhje.

Dublimi i urave në Rrugën e Kombit  nisi në 2009-ën, por u deshën plot 10 vite që të përfundonin tërësisht. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!