Kukës/ Ndezi zjarr për të djegur shkurre, por dogji një sipërfaqe pylli, procedohet autori

schedule12:48 - 17 Prill, 2024

schedule 12:48 - 17 Prill, 2024

Identifikohet dhe procedohet penalisht autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje në fshatin Tejmollë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, si rezultat i hetimeve të kryera për një rast zjarrvënieje, në fshatin Tejmollë, identifikuan autorin e dyshuar të këtij rasti, për të cilin u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka ndezur zjarr për të djegur shkurre dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe pylli në fshatin Tejmollë.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!