Pavarësisht se janë raste në dyshim, ekzaminimet për kancerin e gjirit vetëm gjatë muajit tetor në Kukes tregojnë se situata nuk është normale. Nga 100 gra që bënë mamografinë, 17 nga to dolën të prekura nga kanceri i gjirit.
Më pak interesim të treguar për ekzaminim e kancerit të gjirit. Në Kukës shifrat japin alarmin. Nga 100 gra që bënë mamografinë këtë muaj, 17 prej tyre dyshohen të prekura. Agron Geca, mjek ekzaminues për eko dhe mamografi thotë se në spitalin rajonal të Kukësit ka nisur interesimi i grave dhe vajzave për tu ekzaminuar.
Agron Geca, mjek, Kukës: “Kohët e fundit është shtuar numri i ekzaminimeve.”
Rastet në fjale mund të mos jenë të sakta, pasi përfundimi i rezultateve përcaktuese arrihet vetëm pas biopsisë që realizohet në QSUT.
“Numri i rasteve është shtuar. Të gjitha rastet që ne dyshojmë i çojmë në QSUT, ku bëhen ekzaminime të mëtejshme, siç është biopsia.”
Në Kukës nuk ka patur mamografi, madje ky ka qenë edhe shqetësimi kryesor për gratë dhe vajzat. Kjo ka ndikuar edhe në mos pasjen e një baze të dhënash rreth prekshmerisë apo shtrirjes së kësaj sëmundjeje, pasi ekzaminimet kryheshin individualisht në QSUT apo klinika të tjera private./abcnews.al