Nga Leontina Nika
95 vjetori i ditëlindjes së regjisores së parë shqiptare Drita Agolli u kremtua në Universitetin e arteve. Petrit Malaj e cilësoi një moment të rëndësishëm që të kthehemi tek rrënjët.
E bija Tamara e mbushur me emocione kujton dimensionet e saj jo vetëm si aktore dhe regjisore, por edhe si këngëtare.
Ndërkohë që në kujtimet e nxënësve ajo vjen si shpirt i lirë i gruas artiste edhe në kohë të vështira.
Iniciativën e familjes që këtë përvjetor të dhuroi një bursë për studentin më të mirë të regjisë ministrja Elva Margariti premtoi se do ta kthente në traditë.
Libri me Kujtime “I pa emri” ribotohet në këtë përvjetor të lindjes së regjisores e cila vuri në skenë të Teatrit Popullor dhe të Operës 13 drama, përveç premierave me studentët e Institutit, ndërsa si aktore interpretoi disa role të rëndësishme.
/abcnews.al