Kujtohet Karl Patsch, Neritan Ceka: Qeveria nuk financon arkeologjinë

schedule19:06 - 28 Qershor, 2022

schedule 19:06 - 28 Qershor, 2022

Nga Leontina Nika 

Kujtohet themeluesi i  arkeologjisë dhe muzeologjisë shqiptare austriaku Karl Ludwig Patsch.

Neritan Ceka  tha se ai  hapi shtegun e gërmimeve arkeologjike  që në fillimi viteve 1900 dhe krijoi  konceptin e arkeologjisë si shkencë historike. E nga ana tjetër ai ndikoi edhe në formimin e arkeologëve të parë.

“Shtegu i hapur nga Kalr Patsch në fillim të shekullit të kaluar është tani një rrugë e një shkence të tipit evropian”, tha Ceka.

Dorian Koçi e vë theksin tek kontributi i tij për krijimin e Muzeut Historik Kombëtar në  vitin 1922.

“Është një nga personalitetet më të rëndësishme të huaja që ka kontribuuar për muzeologjinë shqiptare”, tha ai.

Arkeologu Neritan Ceka e vë theksin tek mungesa e financimit në arkeologji.

“Shkenca arkeologjike shqiptare qëndron jashtë vëmendjes dhe respektit, kosideratë dhe financimeve që bëhen nga qeveria shqiptare”, tha Ceka.

Aktiviteti përkujtimor “Fillimet e arkeologjisë dhe muzeologjisë shqiptare” organizohet nga Muzeu Historik Kombëtar, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë dhe Institutit të Arkeologjisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Kontributi i Karl Patsch në albanologji dhe njëkohësisht roli i tij si urë lidhëse në themelimin e traditës së bashkëpunimit shkencor midis shqiptarëve dhe austriakëve në fushën e arkeologjisë./Abcnews.al/