135 persona që u ekzekutuan në kampin e Vloçishtit të Maliqit mes tyre dhe një grua shtatzënë në periudhën e diktaturës janë përkujtuar nga të afërm të tyre. Ata u akuzuan për sabotim të punës për tharjen e kënetës së Maliqit në vitin 1946.
Kryetari i shoqatës antikomuniste Nebil Çika tha se ekzekutorët e krimeve nuk u ndëshkuan kurrë, ndërsa eshtrat e viktimave nuk janë gjetur.
“Kanë qenë emra të mëdhenj në këtë kamp Mitrush Kuteli, nëse nuk realizohej norma dhunoheshin dhe varroseshin të gjallë. Gruaja e parë shtatzënë në vend u pushkatua këtu kroate që ishte të martuar me një inxhinier shqiptar.”
Çika shprehet se është e drejta e gjithsecilit të kërkojë eshtrat e familjarëve të vet në bazë dhe të konventës së të drejtave të njeriut.
“Duhet punuar që eshtrat të gjenden s’ka sukses për gjetjen e eshtrave ka 3 vjet që ka ndaluar kërkimi.”
Në kujtim të 135 martirëve pranë ambiente të ish kampit famëkeq të afërm të tyre kanë ndezur qirinj. /abcnews.al/