Kujtimet e rivalit më të ashpër të Putinit, në një libër/ Yulia Navalny: Filloi të shkruante pasi u helmua!

schedule17:44 - 11 Prill, 2024

schedule 17:44 - 11 Prill, 2024

Kujtimet e Alexei Navalny do të publikohen më 22 tetor të këtij viti. Këtë lajm e ka bërë të ditur e bashkëshortja e liderit të ndjerë të opozitës, Yulia Navalny dhe gjithashtu është konfirmuar nga shtëpia botuese Knopf.

Alexei Navalny ishte rivali numër një i presidentit rus Vladimir Putin, por ndërroi jetë në një burg rus, më 16 shkurt, në rrethana që ende janë të paqarta.

Yulia Navalny ka treguar se këto kujtime të Alexey Navalnyt janë një dëshmi jo vetëm për jetën e tij, por edhe për angazhimin e palëkundur në luftën kundër regjimit rus, një luftë për të cilën dha gjithçka përfshirë edhe jetë, është shprehur ajo.

Libri është përkthyer në 11 gjuhë, edhe në rusisht.

Gjithashtub Yulia Navalnaya në një postim në platformën X tregoi se Alexei Navalny shkroi autobiografinë e tij, përkatësisht gjatë periudhës kur u helmua.

Në Shtetet e Bashkuara libri do të dalë me titullin “Patriot” nga shtëpia botuese Knopf në edicionin e parë prej 500,000 kopjesh, sipas një botimi përkatës të The New York Times.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!