Kujt ia dedikon baladën e re? Klajdi Musabelliu tregon nëse është në një lidhje

schedule11:11 - 13 Prill, 2021

schedule 11:11 - 13 Prill, 2021

Është padyshim në ndër personazhet më të dashur të ekranit por për jetën e tij dimë shumë pak. Klajdi Musabelliu ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku ndau detaje nga projekti më i fundit i tij.

Krahas këngës, këngëtari u pyet nga moderatori Alban Musa dhe për jetën personale. Teksa tha se balada më e re nuk është një dedikim ndaj askujt, ai pranoi gjithashtu se nuk është në një lidhje dashurie.

“Nuk kam asnjë lidhje, por nuk kam një vajzë që dua t’i kërkoj dorën. Nuk e mbaj mend kur kam patur lidhjen e fundit. Kam 40 vjet që jam ndarë. Kam harruar të puth”, tha me shaka Klajdi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!