Nora Istrefi ka publikuar më në fund projektin që fansat mezi po prisnin. Këngëtarja e mirënjohur vjen këtë herë me një baladë që mban titullin “Më mungon”. Kënga është punuar dhe prodhuar nga artisti shqiptar, Claydee.
Në video, Nora zgjodhi të paraqitet me një veshje me lule dhe një kostum të zi, ndërkohë për make-up dhe flokë janë kujdesur Kaci dhe Arbër Bytyqi. Kënga vjen pas hitit veror që solli në bashkëpunim me Gjikon dhe Melinda Ademin.
/abcnews.al