Tiri Gjoci ishte i ftuar ditën e sotme në “Abc-ja e mëngjesit”, ku foli për projektin më të ri me titull “Lamtumirë”. Kënga është pritur shumë mirë nga publiku por ka pasur nga ata që kanë aluduar se është një dedikim i Donaldit për Trixën. Tiri ka punuar me aktorin, me të cilin ka një miqësi të mirë.
Për këtë arsye është komentuar se ka dashur t’i përcjellë një mesazh këngëtares përmes kësaj kënge. I pyetur nga moderatori Alban Musa për këtë, artisti mohoi këto thashetheme. Gjoci tha se kënga është krijuar tre vite më parë por kishte vendosur që ta publikonte së fundmi.
Ai shpjegoi për moderatorin se në fakt kënga është një dedikim për ish partneren e tij dhe nuk ka të bëjë aspak me Donaldin dhe Beatrixën. “Kënga ka tre vjet që është krijuar. Kam ndryshuar vijën melodike dhe jo tekstin. Domethënë ka qenë një dedikim për një person të zemrës.
E kuptoj që e lidhin me Donaldin dhe Trixën duke qenë se e kam shumë shok dhe me Trixën kemi pasur shoqëri por nuk ka lidhje fare.”, tha ai.
/abcnews.al