Kujdesi për lëkurën pas diellit të verës, klinika ANASSA ofron oferta në trajtime

schedule14:30 - 2 Tetor, 2019

schedule 14:30 - 2 Tetor, 2019

Klinika ANASSA është kujdesur që të gjithë të marrin trajtimin e nevojshëm për dëmtimet që ka pësuar lëkura gjatë stinës së verës. Jo vetëm kaq por ka zgjedhur ofertat në çmime ti bëjë edhe për shërbime të tjera të kujdesit personal.

Të shijosh rrezet e diellit në verë është kënaqësi më vete, Por nëse nuk je kujdesur siç duhet për lëkurën, stina që vjen pas është e duhura për trajtimet e specializuara.

Që të gjithë të kenë mundësi ti marrin këto shërbime Klinika ANASSA rekomandon me çmime ofertuese disa nga trajtimet më të domosdoshme për problemet e reja por edhe të vjetra të lëkurës.

Ka  një veçori nënvizon dermotologia në klinikës ANASSA në spitalin Hygeia, që procedura të përdoret mbi moshën 40 vjeç. Megjithatë është edhe një mundësi e mirë kurimi për adoleshentët të cilët kanë shenja shumë të thella të akneve. Procedura e trajtimit zgjat rreth 45 minuta, dermatologia kërkon vëmendje veçanërisht për kujdesin që duhet të tregohet më pas për të shmangur efektet anësore të ekspozimit të gjatë e pa masa mbrojtëse ndaj diellit. Kjo nuk do të thotë të mbylleni në shtëpi.

Trajtimi dytë është dermapen 4, një ekskluzivitet i Klinikës ANASSA. Dermapeni 4 i përket gjeneratës së fundit, ndër më të mirët.

Vepron në dy shtresa të lëkurës duke i dhënë zgjidhje problemit të akneve, shkëlqen dhe rigjeneron lëkurën, heq njollat, madje edhe hiperpigmentimet që ka krijuar dielli gjatë stinës së verës apo për njollat që krijohen pas një shtatzënie.

Çdo problem me lëkurën ka dhe zgjidhjen me trajtimin e specializuar. I tillë është edhe dermapen PRP që i referohet “plazmës së pasur me trombocite”, e cila prodhon një efekt rinues dhe elasticizues në lëkurën tuaj.

Në ofertat e vjeshtës klinika ANASSA ka përfshirë edhe dy shërbime të tjera po aq të domosdoshme.

Janë 5 oferta në tavolinën e klinikës ANASSA që falë çmimeve të arsyeshme i japin mundësinë të gjithëve të hedhin pas krahëve dëmtimet e reja e të vjetra nga dielli apo probleme të tjera të lëkurës e te mendojnë se shëndeti e bukuria dalin në pah në çdo stinë të vitit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!