“Kujdesi gjatë shtatzanisë dhe lindjes” nis punimet Kongresi në Durrës

schedule17:20 - 6 Tetor, 2018

schedule 17:20 - 6 Tetor, 2018

Këto ditë po zhvillohet sesioni i katërt i Kongresit Mbarekombetar për kujdesin gjatë shtatzanisë dhe lindjes. Në Durrës ku po kryhen punimet dy ditore marrin pjesë lektorë të huaj dhe vendas të cilët shkëmbejnë eksperiencat dhe risitë në këtë fushë.

Lektorët më të mirë të huaj dhe vendas u mblodhen në Durrës. Kongresi i 4 –ërt mbarëkombëtar “Kujdesi gjatë shtatzanisë dhe lindjes nisi punën dy ditore.

Aktiviteti zhvillohet me nje qellim te vetem, për të përmirësuar sherbimin ndaj nenes dhe femijes.

Astrit Bimbashi: “Është një eksperiencë shumë e mirë që kemi vite që po e zhvillojnë për të përmirësuar cilësinë e shërbimit të nënës e fëmijës”.

Te gjithe risite ne kete fushe po shkembehen mes lektoreve.

Alma Idrizi: Krahas përkushtimit tuaj ju jeni të angazhuar edhe në edukimin në vazhdim dhe konstatojmë që jeni në avangardë për sa i përket realizimit të aktiviteteve”.

Gjatë kongresit pritet te prezantohen opsionet më të përditësuara mbi diagnozën dhe trajtimin e problematikave në fjalë.

Kjo praktike për organizatorët ka rezultuar e sukseshme në tre vitet e kaluara dhe te njejten pritshmeri ka edhe per sesionin e katërt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!