Prej më shumë se 30 vitesh, Besim Beci kujdeset për pemët e qytetit të Kukësit.
Me pranverën në prag, puna në qytetin verior është përqëndruar në krasitjen e tyre.
Besimi thotë se puna e tij kërkon shumë vëmendje dhe nuk ngurron ta krahasojë me punën e një mjeku në sallën e operacionit. Një gabim mund t’i sjellë pemës dëmtime.
“Aktualisht, kemi ndërhyrje të rënda, kemi bimë të reja siç ju e shikoni. Për të mëdhaja, kemi ndërhyrë se shkon në kalbëzim.”
Vetes nuk ja toleron gabimet pasi thotë se ka në duar një pasuri dhjetravjeçare.
“Të punosh 30 vjet në një zanat, është art më vete. E vras mendjen shumë për ta prerë, mos bëj ndonjë gabim teknik. Mua nuk më falet.”
Në Kukës, ku punon prej tre dekadash, por edhe jashtë venditn shprehet se është vlerësuar me certifikata për përkushtimin e tij ndaj pemëve.
Durimin dhe përkushtimin ja njohin të gjithë, aq sa kërkesat për pune i ka të shumta.
Besimi gjen qetësi te pemët, aq sa thotë se orët që kalon me to e kanë ndihmuar të kalojë edhe probleme jo te lehta shendetësore.
“Bisedoj me të, është kënaqësi e madhe të merresh me këtë punë. Të shton jetën.”
Punën, që nuk i është ndarë asnjë ditë, shprehet se do ta vijojë edhe kur të dalë në pension ndërsa nga qytetarët kërkon të angazhohen në ruajtjen e pasurisë së përbashkët./abcnews.al