Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kujdes, Reali më ekspert se ne. De Bryune? Do doja të shënonte 1 milion gola”

schedule16:37 - 24 Korrik, 2020

schedule 16:37 - 24 Korrik, 2020

Manchester City e ka mendjen në Champions League. Klubi anglez ka fituar 1-2 ndeshjen e parë të raundit të 1/8 në “Santiago Bernabeu” kundër Real Madrid dhe do të bëjë maksimumin për të ruajtur këtë rezultat në duelin e kthimit (7 gusht, ora 21:00).

Pep Guardiola është ndalur te kjo përballje dhe Kevin De Bruyne në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së fundit në kampionat kundër Norwich (e diel, ora 17:00). Nuk mungon edhe një koment rreth David Silva, i cili do të largohet nga “Cityzens” pas 10 viteve.

REAL MADRID – “Të dy ekipet do të tentojnë kualifikimin në çerekfinale. Ata kanë më shumë eksperiencë se ne dhe e kemi të qartë që duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe. Duhet të përqendrohemi dhe ta përgatisim sa më mirë këtë ndeshje”.

DE BRYUNE – “Nuk është e nevojshme të thuash se çfarë lojtari fantastik është. Do doja të shënonte 1 milion gola, por mendoj se dashuron më shumë të dhurojë asiste për shokët e skuadrës”.

DAVID SILVA – “Ka qenë i jashtëzakonshëm këto vite, ka treguar gjëra të shkëlqyera dhe ka dhënë kontributin e tij në fitimin e shumë titujve. Ky klub do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj tij për atë që ka bërë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!