“Kujdes nga Shqipëria”, Edy Reja dhe Igli Tare ‘zbulojnë’ kuqezinjtë para Euro 2024

schedule12:41 - 12 Qershor, 2024

schedule 12:41 - 12 Qershor, 2024

Mediat italianë vazhdojnë misionin e tyre për të zbuluar sa më shumë për kombëtaren shqiptare, rivalen e parë në finalet e Euro 2024. Për këtë I janë drejtuar dy emrave të tjerë të njohur, si Edi Reja dhe Igli Tare. Të dy paralajmërojnë të kaltërit se nuk do ta kenë aspak të lehtë përballjen kundër kuqezinjve.

Me ndeshjen që troket në derë, mediat italiane vazhdojnë misionin për të zbuluar më shumë Shqipërinë. Sfida kundër Italisë, e para në finalet e Euro 2024, vazhdon të mbushë faqet kryesore në të përditëshmet përtej Adriatikut, ndërsa “La Gazzetta Dello Sport”, pas Xhani De Biazit, i është drejtuar dy emrave të tjerë të njohur që njohin mirë të dy skuadrat, si Edi Reja dhe Igli Tare.

“Unë jam italian, i kam “azzurrët” në zemër, por kam afeksion dhe simpati për shqiptarët, do të më pëlqente nëse do të bënin një figurë të mirë, por do të bëj tifo për Italinë. Shqipëria nuk duhet nënvlerësuar, është rritur shumë në raport me 2016, është një skuadër e fortë nga pikëpamja karakteriale. Do të jetë e vështirë t’i nxjerrësh jashtë. Spalletti duhet të shikojë Bajramin mes linjave. Kujdes kundërsulmin. Nëse do t’i lejojmë hapësira do të na bëjnë keq. Broja duket se ka ardhur me mendjen e duhur”.

Ndërkohë, Igli Tare del kundër pritshmërive dhe parashikimeve, që nuk shohin garë të shtunën në Dortmund.

“Nëse Italia është favorite? Unë them jo, duke parë edhe paraqitjet e saj të fundit. Sigurisht, është më eksperte. Ky është avantazhi i saj I vetëm. Sa I përket nivelit të skuadrës, Shqipëria mund ta luajë këtë ndeshje si e barabartë, nëse do të menaxhojë faktorin emocional. Duhet entuziazmi i duhur, sepse nëse është i tepruar atëherë të bllokon”.

Ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë do të luhet më 15 qershor në orën 21:00 në stadiumin “Signal Iduna Park”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!