Kujdes! Nëse shihni diçka të tillë në gojën tuaj, vraponi te mjeku

schedule19:45 - 21 Janar, 2022

schedule 19:45 - 21 Janar, 2022

Kanceri oral shfaqet si një plagë në gojë që përhapet në buzë, gjuhë, faqe, sinuse dhe faring (fyt). Nëse nuk diagnostikohet dhe trajtohet herët, kanceri oral mund të jetë fatal.

Simptomat më të zakonshme të kancerit oral përfshijnë:

  • Gunga në buzë, mishrat e dhëmbëve ose zona të tjera brenda gojës
  • Gjakderdhje e pashpjegueshme në gojë dhe mpirje
  • Dhimbje të forta në çdo pjesë të fytyrës, gojës ose qafës
  • Plagë të vazhdueshme në fytyrë, fyt ose gojë që rrjedhin gjak dhe nuk shërohen brenda dy javësh
  • Vështirësi në përtypje ose gëlltitje ose të folur
  • Ngjirrje e zërit, dhimbje të fytit ose ndonjë ndryshim në zë
  • Dhimbje veshi
  • Humbje peshe dramatike

Nëse vëreni ndonjë nga këto ndryshime, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj. Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, meshkujt kanë dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë kancer oral.

Faktorët e rrezikut janë:

Pirja e duhanit: Duhanpirësit kanë gjashtë herë më shumë gjasa se jo duhanpirësit për të zhvilluar një formë të kancerit oral.

Konsumimi i tepërt i alkoolit: Kanceri i gojës është rreth gjashtë herë më i zakonshëm tek ata që pinë./abcnews.al