Nëse ju pëlqejnë kuizet, atëherë do t’ju pëlqejnë edhe ky, sepse shumë u përpoqën, por dështuan.
Në veçanti, Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së ( CIA ) ngarkoi në llogarinë e saj zyrtare në Tëitter një foto të një peizazhi dimëror, duke u kërkuar ndjekësve më të vëmendshëm të hamendësonin se në cilën orë është bërë “kliku” i fotos.
“Testoni aftësitë tuaja analitike. Sa është ora në foto?”, pyet CIA për foton e rrugëve të mbuluara me borë dhe autobusëve të shkollave që ecin. Për të lehtësuar disi agjentët e mundshëm, janë dhënë tre opsione: 07:00, 11:00 dhe 15:00.
Zgjidhja e kuizit
Shumë venë re se hijet ishin të gjata dhe bora në makinat e parkuara zbuloi zgjedhjen e duhur. CIA më vonë zbuloi përgjigjen e saktë, e cila natyrisht ishte ora 7 e mëngjesit. “Shumica prej jush menduan drejt. Duket se jeni vëzhgues. Ju duhet të vizitoni faqen tonë të Karrierës . #ZbuloniCIA » /abcnews.al