Nga 1 korriku kreditë për banesa do të jenë më të kufizuara. Sipas vendimit të zbardhur të Bankës së Shqipërisë, tashmë do të ketë tavan për vlerën dhe afatin e shlyerjes për huatë e reja që do të merren për blerjne e banesave.
Ekspertja e ekonomisë Brunilda Isaj tha se ndryshimet kanë të bëjnë me shmangien e mbiekspozimit në borxhe dhe në pasuri të patundshme.
“Ndryshimet kanë të bëjnë me shmangien e mbiekspozimeve me borxhe, por edhe me investimet në pasuri të patundshme.
Familja normale me paga të të dyve do të jetë më e vështirë të blejnë një banesë nëse nuk kanë kursyer 30-35 % të vlerës.
Këto kanë qenë në politikat e bankave si përcaktime, por ka pasur edhe përjshtime, ka pasur edhe produkte që financojnë 100 %. Bëhet fjalë tashmë për ndryshim rregullator për vendosje rigoroze të këtyre kritereve. Kjo i lë një hapësirë lëvizjeve në kursin e këmbimit, analiza e kredisë hipotekore është një analizë e momentit që i bëhet kredimarrësit dhe është e vështirë të parashikohen, por është një lëvizje në drejtimin e duhur sepse euro është e nëncmuar dhe në të rdhme mund të ketë një lëvizje në krahun e kundërt. Në tregun e pasurimeve të paluajtshme nuk presim ndikim të konsiderueshëm.”