TIRANË- Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho, u shpreh se jeta si prokuror ka sfida dhe kufizime, por megjithatë ai tha se është përpjekur që mos të ndryshojë stili i jetës.
Ai solli një shembull kur u shpreh se edhe kur ulet në ndonjë lokal, fillimisht e kontrollojnë emrin e pronarit, që rezulton i regjistruar në QKB.
“Për shkatë funksionit, sidomos nga Krimet e Rënda dhe më pas, sjellja ka ndryshuar. Prokurorët nuk mund të bëjnë një jetë normale si gjithë të tjerët. Nuk po them se rrimë mbyllur, por ka ca kufizime që duhet ti respektojmë, aq sa shkon sa kur shkojmë në një lokal kontrollojmë në QKB se kush e ka lokalin. E them sinqerisht këtë pjesë. Këto janë kufizime, jo vetëm tek ne, por edhe në vendete qytetëruara.
Por ajo që mund të them është që përpiqem që mos ta ndryshojë mënyrën time të jetesës, sepse në të kundërt do kthehet në situatë negative ky presioni i punës dhe ngarkesa e punës. Përpiqem ta mbaj punën larg shtëpisë dhe të mos ndryshojë mënyrën time të jetesë.
Respektojmë një sërë kufizimesh, e kemi zgjedhur vetë këtë punë, nuk na kanë sjell njeri me zor, por normalisht këto kufizime duhet të ekzistojnë”, tha ai.

