Kualifikueset Euro 2025/ Radhën e kanë “shpresat”, Shqiperia U21 kërkon triumfin në Finlandë

schedule09:16 - 13 Tetor, 2023

schedule 09:16 - 13 Tetor, 2023

Pas fitores së Kombëtares A ndaj Çekisë, në sfidën e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, tashmë radhën për të zbritur në fushë e kanë “shpresat” ose e thënë më ndryshe për futbolldashësit, Kombëtarja U21 e vendit tonë.

Djemtë e drejtuar nga teknikut Alban Bushi do të përballen në orën 17:00, të kësaj të premteje me përfaqësuesen e Finlandës, teksa në transfertën e “Veritas Stadion”, nuk do të kërkojnë asgjë më pak se fitorja për të vazhduar ecurinë e 2 fitoreve radhazi, në grupin E të këtyre kualifikueseve.

Padyshim pikat kyçe të kësaj skuadre, mbeten Pajaziti e Medon Berisha në mesfushës, si dhe vëllezërit Shpendi në majën e sulmit. Një tjetër lojtar që pritet të shkëlqejë në fushë është dhe mbrojtësi i moshave të Benfica, Adrian Bajrami, i cili shihet si një lojtar me të ardhme të madhe e që shumë shpejt mund të arrijë dhe Kombëtaren A të Shqipërisë. /i.m /abcnews.al