Kualifikueset e kupave të Evropës, Egnatia “peshkon” grekët në raundin e dytë, Partizani ka shansin “e artë” për hakmarrje

schedule15:30 - 19 Qershor, 2024

schedule 15:30 - 19 Qershor, 2024

Skuadrat shqiptare që do të na përfaqësojnë në Europë kanë mësuar tashmë edhe kundërshtarët e raundit të dytë, gjithnjë nëse ia dalin me sukses të kalojnë raundin e parë. Kështu, Egnatia që do ta nisë rrugëtimin europian nga turi i parë kualifikues i Champions League, nëse ia del të kalojë boshnjakët e Borac Banja Luka, do të përballet me gjigandët grekë të PAOK, të cilët u shpallën kampionë te Greqisë.

Ndërkohë, sa i takon Partizanit që e nis nga turi i parë i Conference League aventurën europiane me kundërshtarë maltezë, Marsaxlokk, në raundin e dytë mund të përballet me Iberia 1999. Këta të fundit nuk janë një kundërshtar i panjohur për të kuqtë pasi më herët gjatë kualifikueseve të Conference League të sezonit 2022/2023, janë përballur kur Iberia mbante emrin e Saburtalo.

Në ato dy ndeshje “Të kuqtë” u eliminuan vetëm pas goditje të penaltive dhe në këtë rast kanë mundësinë për hakmarrje, ndërkaq, Vllaznia që e nis po nga turi i parë i Conference League, nëse ia del ndaj islandezëve të Valur, do të përballet në turin e dytë me skocezët e St. Mirren, ndërsa “Bardheblutë” e Tiranës kanë “peshkuar” në raundin e dytë, qipriotët e Omonia. /i.m /abcnews.al