“Ku u depolizitua edhe Gjinushi”, Rama: I siguroj ata që nuk donin të fitoja që do jemi pranë ASH

schedule11:57 - 28 Maj, 2021

schedule 11:57 - 28 Maj, 2021

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se në katër vitet e ardhshme qeveria do të jetë në katër vitet e ardhshme më pranë se në të gjithë historinë e saj të pluralizmit. “I siguroj ata që nuk kane dashur që unë të fitoj zgjedhjet që kjo akademi do e ketë qeverinë në katër vitet e ardhshme më pranë në historinë e pluralizmit”, tha Rama.

Ai shkëmbeu batuta edhe me kryetarin e ASH, Skënder Gjinushi duke deklaruar se ai nuk e ka uruar për zgjedhje, pavarësisht se është gëzuar duke u solidarizuar me pakicën.

“Për herë të para Skënder Gjinushi nuk ma ka uruar fitoren e zgjedhjeve pavarësisht se është i kënaqur. Është bërë me pakicën për herë të parë në historinë e tij sepse ka edhe anëtarë të tjerë që nuk janë të lumtur. Kur u arrit edhe depolitizimi i Skënder Gjinushit e ardhmja është e sigurt. Për herë të parë anëtarët e kësaj akademie kanë në dorë çelësat e saj”, u shpreh Rama.

“Medaljet shpërndaheshin si dekoratat presidenciale. Sot do i kërkoj kryetarit të akademisë ligjin e ri të medaljeve, Kjo akademi sot është e gatshme t’i marrë përsipër. Këtu kanë munguar lidershipi, organizimi dhe dëshira për t’ia dhënë dijen atyre njerëzve në dispozicion të sfidave të vendit. Unë them që duhet pranuar që nuk është pak por në kaq pak kohë inercia poshtëruese ia ka lënë vendin një inercie të re të qëndrueshme.

Dua t’i kthehem momentit kur më në fund u bindën të mbështesim reformën kur e dinin që kishte disa ide alternative. Nuk kam asnjë iluzion që ligji i miratuar nuk është më i miri më i mundshëm por e ka kthyer përsëri në vendin e kërkuesve të vërtetë dhe ka dekurajuar sharlatanët e shkencave që në periudha të caktuara arritën të flasin deri në emrin e Akademisë së Shkencave.

Ky ishte qëllimi i platformave dhe ideve. Ajo sot bazohet në disa parime. Këtë mos e kuptoni si mënyrë për t’i ikur detyrimeve që ne kemi. Është nder për qeverinë tonë të mbështesim akademinë duke rritur çdo vit mbështetjen. Barrën e këtij ndryshimi e kemi marrë vetë përsipër siç është dhe jemi gati ta ndajmë me ju për një pjesë pa kërkuar asgjë tjetër por që së bashku kur të kthejmë kokën të themi që nuk lamë pas hijen dhe turpin në këtë godinë.

Nuk e di nëse ndonjëri nga këta do kishte pranuar të bëhej pjesë e kësaj akademie kur nuk ishte kjo që është sot por pranimi i tyre për t’u bashkuar si anëtarë të rinj lidhet me faktin se këtu ka rilindur shpresa dhe është rishfaqur vullneti i përbashkët për të nxjerrë akademinë nga bataku ku u zhyt për shumë vite. Afirmimi i tyre ka një vlerë të madhe sepse është një mesazh që secili prej tyre japin për shoqërinë. Do doja shumë t’i falënderoja një nga një por është një grup i madh dhe meritojnë shumë fjalë”, deklaroi ai. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!