“Ku shkoi goca?”, Bes Kallaku publikon momentin gazmor me Ajkën

schedule12:24 - 11 Shkurt, 2021

schedule 12:24 - 11 Shkurt, 2021

Aktori i humorit, Bes Kallaku është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ndan shpeshherë momente të ndryshme.

Pak minuta më parë, ai ka publikuar një foto, në të cilët shfaqet në dhomën e ndenjes me vogëlushen, Ajkën.

Siç çdo baba, edhe Besi mundohet që t’i përshtatet së bijës duke plotësuar dëshirat e saj. Së fundmi, ata kanë luajtur në shtëpi me kukulla dhe përveç rrëmujës së krijuar, duket se vërtetë po argëtohen.

“Ai momenti kur thua: Ku shkoi goca??”, ka shkruar aktori krahas fotos.

 

Ai momenti kur thua: Ku shkoi goca???
😂😂😂😂😂

Posted by Bes Kallaku on Thursday, 11 February 2021

 

LEXO EDHE: Dy emrat më të njohur të ekranit, zbulohen moderatorët e spektaklit më të ri të ABC, ‘Kosherja’

Kujtojmë që ditën e djeshme u zbulua që Kallaku do të rikthehet në televizion dhe do të jetë moderator në spektaklin më të ri në ABC, ‘Kosherja’.l.k/abcnews.al