Ku punësohen me shumë shqiptarët? Janë tre sektorë kryesorë

schedule19:55 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 19:55 - 21 Dhjetor, 2019

Instituti i Statistikave ka analizuar të dhënat e vitit të shkuar dhe ka nxjerrë në pah se ku punësohen më shumë shqiptarët.  Tre janë sektorët kryesore sipas INSTAT, shërbimet, bujqësia dhe industria.

Shërbimet, bujqësia dhe më pas industria.  Tre janë sektorët që zënë peshën më të madhe të punësimit në Shqipëri.

Instituti i Statistikave ka analizuar të dhënat e vitit të shkuar dhe ka nxjerrë në pah se;

42,9 %  e  të punësuarve i përkasin sektorit të shërbimeve,

37.4% atij të bujqësisë

dhe 19.7% industrisë.

Pavarësisht pozicionimit vihet re një rritje e numrit të të punësurve në sektorin e fundit me 2.3% dhe ulje me 5.3% në sektorin e renditur i dyti.

Zanati më i përzgjedhur në sektorin e industrisë është montimi  i pajisjeve dhe makinerive.

Bujqësia orientohet më tepër drejt pyjeve, peshkimit dhe zejtarisë ndërsa shërbimet tek nëpunësit, punonjësit e shitjeve, menaxherët dhe teknikët.

Nëse në bujqësi numrin më të madh të të punësuarve e zënë gratë dhe në industri burrat  në sektorin e shërbimeve nuk vihet re diferencë e madhe në angazhimin mes dy gjinive./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!