Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ku është vjeshta e “nxehtë”? Meta: Pranvera e protestave ka nisur, ne po menaxhojmë padurimin e qytetarëve

schedule13:03 - 20 Shtator, 2022

schedule 13:03 - 20 Shtator, 2022

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, është pyetur disa herë nga gazetarët në konferencën e sotme për mediat, lidhur me protestat e paralajmëruara nga opozita për këtë vjeshtë. Meta nuk dha një përgjigje të qartë, por theksoi se aktualisht sfida e tyre është që të “menaxhojnë padurimin e qytetarëve dhe ta kthejnë në një forcë për ndryshimin e Shqipërisë.”

“Pranvera e protestave ka nisur. E kuptoj padurimin, interesin, kuriozitetin. Problemi dhe sfida jonë është menaxhimi i këtij padurimi që të kthehet në një forcë të vërtetë për ndryshimin e Shqipërisë.”

Kujtojmë se Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë lajmëruar për një shtator “të nxehtë politik” të shoqëruar me protesta me qëllim rrëzimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike deri në zgjedhjet e reja për një qeveri të re. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!