Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të karakterizohet nga mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare deri në mesditë, ku në skajin verior dhe juglindor rrezikohen edhe shira të izoluar.
Por pasditja dhe kryesisht orët e mbrëmjes sjellin largim gradual të vranësirave në republika e shqipërisë duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 15°C mëngjesi deri në 36°C mesdita.
Era do fryjë e lehtë dhe mestare me shpejtësi deri 33 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2-3 ballë.
Kosova
Kthjellimet do të jenë mbizotëruese gjatë paradites në republikën e kosovës. Por mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash nëpër territor ku në zona të izoluara të jugut dhe lindjes priten shira të papërfillshëm.
Maqedonia e Veriut
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas herëshme mbizotërojnë deri pasdite kemi zhvillim të vranësirave lokale duke krijuar mundësinë për shira të izoluar dhe të pakët./abcnews.al