Kthjellime e vranësira, parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

schedule07:55 - 26 Korrik, 2024

schedule 07:55 - 26 Korrik, 2024

Sipas MeteoAlb territori Shqiptar në pjesën më të madhe parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike për gjatë gjithë 24 orëve, ku kthjellimet dominuese do të jenë gjatë orëve të para të ditës në ultësirën Perëndimore.

Por priten dhe kalime të lehta të vranësirave në zonat malore. Pjesa e dytë e ditës i bën më të dukshme vranësirat në vendin tonë, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat veriore duke krijuar mundësi për momente të pakta me pika shiu në skajin Verior.

Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por ulen lehtë në mesditë duke u luhatur nga 14°C vlera minimale deri në 35°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor; duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Kosova për gjatë gjithë ditës së premte do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta të vranësirave.

Kthjellimet më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugore gjatë orëve të para të ditës. Por pasditja shfaq vranësirat kalimtare në të gjithë territorin e Kosovës, ku më të theksuara do të jenë në zonat Veriperëndimore duke krijuar mundësi për momente të pakta me pika shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale, por do të ulen maksimalet duke u luhatur nga 11°C vlera minimale deri në 29°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut do të dominohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike për gjatë

gjithë 24 orëve në pothuajse të gjithë territorin e vendit, ku intervalet me kthjellime do të jenë të fokusuara në zonat Jugore gjatë paradites. Ndërsa orët vijuese sjellin kalime të lehta të vranësirave të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Lindore, duke bërë që të ketë dhe momente të pakta me pika shiu në zona të izoluar.

Temperaturave të ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale

Por ulen në orët e mesditës maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 13°C vlera minimale në Dibër deri në 31°C maksimalja në Shkup.

Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht verior.

Europa

Pellgu i Mesdheut dhe Europa Perëndimore parashikohet të jenë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, ku kthjellimet më të dukshme do të jenë në gadishullin Iberik dhe brigjet e Egjeut.

Ndërsa Europa Lindore dhe Veriore ndodhen nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat pritet të gjenerojnë rrebeshe shiu, të cilat më të dukshme do të jenë në rajonin e Baltikut.

Po ashtu me vranësira të shpeshta dhe reshje të përkohshme shiu do të jetë pjesërisht Europa Qendore, dhe zonat përreth Alpeve të kontinentit Europian.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!