Kthjellime dhe vranësira të shpeshta, si pritet të jetë moti gjatë ditës

schedule07:22 - 26 Janar, 2025

schedule 07:22 - 26 Janar, 2025

Edhe të dielën vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë; si pasojë e masave ajrore me origjinë Perëndimore – Veriperëndimore që kanë depërtuar drejt Ballkanit.

Përjashtim bëjnë zonat  malore përgjatë shtrirjes Lindore të cilat përveç kthjellimeve do të kenë herë pas – here vranësira të shpeshta por nuk priten reshje; Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale por ulen maksimalet duke u luhatur nga 2°C vlera minimale në qytetin e Peshkopisë deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim  3 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!