Kthjellime dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

schedule07:15 - 18 Nëntor, 2024

schedule 07:15 - 18 Nëntor, 2024

Pjesa e para të ditës do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të pakta në pjesën më të madhe të vendit, ku më të theksuara vranësirat do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore. Parashikohet që gjatë pasdites, vranësirat dhe lagështira në ajër të shtohen gradualisht në të gjithë territorin e vendit por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Elbasanit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 38 km/h nga drejtimi Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të mbeten preznet në ët gjithë republikën e Kosovës, ku orët me diell do të jenë përgjatë paradites. Pritet që pas mesdite dhe në vijm të shfaqen vranësira si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës, megjithatë nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten sërisht në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -2°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 11°C vlera më e lartë në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë mbi 38 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor.

Maqedoni e Veriut

Masat ajrore të qëndrueshme do vijojnë të sjellin në MV mot, kryesisht të kthjellët dhe vranësiratë lehta e kalimtare në të gjithë vendin Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin vranësira më të shpeshta në territori, ku më të theksuara do të jenë në zonat jugore dhe Juglindore të MV por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -2°C vlera minimale e shënuar në Dibër deri në 13°C vlera maksimale në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por forcohet në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Juglindor.

Evropa

Pjesa më e madhe e kontinentit europian do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare si pasojë e prezencës së një qëndre me presion të lartë atmosferik e vendosur në qendër të kontinentit me ndikim deri në rajonin e Ballkanit ndërsa një sistem i dendur vranësirash i cili prej disa ditësh ka përshirë Europën veriore me ndikim deri në Lindje të kontinentit do të bëjë që vranësirat, reshjet e shiut dhe dëborës të jenë dominante gjatë gjithë 24– orëshit, herë pas here priten edhe stuhi të forta ere. Po ashtu do të vijojë Britania e madhe nën ndikimin e vranësirave dhe shirave intensivë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!