Kthjellime dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

schedule07:10 - 23 Tetor, 2023

schedule 07:10 - 23 Tetor, 2023

Deri në mesditë kthjellimet dhe vranësirat e pakta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar zonat malore përgjatë kufirit Lindor të cilat do të paraqiten me vranësira disi më të dendura. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë në pothuajse të gjithë vendin deri vonë në mbrëmje ku pritet shtim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Orët e para të mëngjesit dhe mesdita do të sjellin në Republikën e Kosovës mbizotërim të intervaleve me kthjellime dhe vranësira të dukshme të cilat në zonat Veriore dhe verilindore do të jenë disi më të dukshme. Ndërsa; pritet që edhe gjatë pasdites vranësirat të mbeten prezente në të gjithë rajonin e Kosovës por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në mëngjes, por mesdita do të ruajë vlera konstante të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 19°C. Për sa i përket erës, do të fryjë mesatare për-gjatë gjithë 24-orëshit me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta gjatë orëve të paradites por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta nëpër të gjithë MV, më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat Jugore dhe Jugperëndimore. Kjo situatë e atmosferike do të na shoqërojë gjatë natës në të gjithë Republikën e MV. Temperaturave të ajrit do të rriten sërish në mëngjes por konstante mbeten temperaturat në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 21°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor.

Europa

Europa veri-verilindore do të vijojë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat sjellin në këto rajone të kontinentit reshje në formë shtrëngate të shoqëruara herë pas here me fuqizim të parametrit të erës por Vendet Lindore do të mbeten me reshje dëbore. Po ashtu me vranësira dhe rrebeshe shiu paraqitet pjesërisht Europa Qendrore. Ndërsa; me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash pritet të jetë e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian./abcnews.al