Sipas MeteoAlb: Kthjellimet dominojne motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur vranësirat bëhen të dukshme në zonat malore, kryesisht në Juglindje të vendit. Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira të lehta në Ultësirën Perëndimore ndersa mbeten të dukshme vranësirat në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të rriten me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë gjithë Europën Juglindore do të diktojnë edhe në territorin e Kosovës kushtet e motit. Për pasojë kthjellime dhe moti i ngrohtë do të jetë mbizotërues gjatë gjithë ditës.
Maqedonia e Veriut
Kthjellimet do të jenë dominuese në të gjithë MV gjatë pjesës së parë të ditës. Edhe pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime për pjesën më të madhe të vendit ndërsa vranësirat e lehta shfaqe vetëm në zona të izoluara të vendit./abcnews.al