Kthjellime dhe vranësira, mësoni si do të ndryshojnë temperaturat

schedule07:14 - 25 Tetor, 2020

schedule 07:14 - 25 Tetor, 2020

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë që orët e para të ditës do të përfshihet nga vranësira të dendura dhe shira të paktë. Herë pas herë do të kemi intervale me kthjellime, situatë e cila vijon deri pasdite kur moti përmirësohet në vendin tonë.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 21°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 Ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me vranësira të shpeshta, të cilat herë pas here zhvillohen dhe sjellin shira. Ndërsa mbrëmja përmirëson kushtet e motit.

Maqedonia e Veriut

Mbetet gjatë paradites me kthjellime dhe vranësira të dendura. POR pas mesditës vranësirat shtohen duke sjellë rrebeshe shiu fillimisht në zonat perëndimore dhe gradualisht shirat përfshijnë gjithë MV./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!