Shqipëria
Deri në orët e mesditës, territori shqiptar do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin
shtim të vranësirave në zonat malore lu në veri dhe veriperëndim të territorit do të rrezikojnë shira të dobët dhe lokalë. Ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të paraqitet e
gjithë pjesa tjetër e shqipërisë. Gjatë natës vranësirat do të pësojnë zhvillim duke sjellë shira në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit priten me 1 gradë gjatë mëngjesit, por edhe mesdita sjellë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në Adriatik dhe Jon dallgëzim deri në 4 ballë.
Kosova
Edhe gjatë ditës së nesërme, republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët dhe të ngrohtë deri vonë pasdite kur priten kalime
vranësirash të shpeshta. Më të dukshme vranësirat do të jenë përgjatë shtrirjes perëndimore, megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet që edhe temperaturat e ajrit të pësojnë rritje në të
dy vlerat ekstremale ditore.
Maqedonia e Veriut
Përsa i përket, Republikës së Maqedonisë, vijon nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në pothuajse gjithë territorin ku kthjellimet do të jenë dominante deri pasdite kur
pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar reshje të izoluara shiu në zona të thella në Juglindje. Orët e mbrëmjes dhe nata mbeten në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave
të shpeshta. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten ndjeshëm në të gjithë Maqedoni.
Rajoni dhe Europa
Prezenca prej ditësh e një cikloni të fuqishëm në veri të Europës me ndikim deri në qendër të kontinentit do të kushtëzojë në këto rajone mot me vranësira dhe reshje shiu dhe dëbore ku
më të dendura do të jenë në skandinavi dhe më pak në Alpet e Europës. Po ashtu, do të vijojnë ishujt Britanikë dhe pjesërisht Europa Jugperëndimore nën dominimine reshjeve të
shiut dhe dëborës. NDERSA moti i kthjellëët dhe i ngrohtë do të dominojë përkatësisht në; brigjet e detit Egje si edhe pjesa më e madhe e gadishullit të Ballkanit.