Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

schedule07:14 - 21 Prill, 2021

schedule 07:14 - 21 Prill, 2021

Sipas MeteoAlb vendi ynë do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare ku në skajin verior dhe zonat lindore priten edhe reshje të izoluara dhe të pakta.

Por pas mesditës pritet largim i vranësirave dhe mbizotërim të motit me diell në territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes ku minimumi do jetë 2°C, por rritje të lehtë sjellë dhe mesdita ku maksimumi në rang vendi do shënojë 18°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare dominojnë gjatë paradites. Por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave lokale në veri ku priten dhe reshje të pakta.

Maqedonia e Veriut

Moti në MV gjatë paradites do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Por mesdita dhe pasditja sjellin largim të vranësirave duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

Rajoni dhe Europa

Kthjellimet do të dominojnë pjesën më të madhe të Europës, kryesisht me diell do të paraqitet Brigjet e Egjeut dhe Europa Veriperëndimore.

Ndërsa vranësira dhe reshje të pakta shiu do ketë Gadishulli Iberik, Europa Qendrore dhe Lindja e Kontinentit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!