Kthjellime dhe vranësira, gjatë ditës temperaturat arrijnë në 27 gradë

schedule07:17 - 1 Tetor, 2021

schedule 07:17 - 1 Tetor, 2021

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë deri në mesditë do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira, ku më të dukshme do të jenë në zonat Lindore si dhe rajonin Jugor duke rrezikuar reshje të izoluara shiu. Pritet përmirësim gradual i motit, duke bërë që gjatë natës e gjithë Shqipëria të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të ulen serish në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 – 40 km/h kryesisht nga drejtimi Verilindor duke sjell në brigjet e detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Vlerat e larta barike MBETEN prezente në territorin e Kosovës duke mot të qëndrueshëm përgjatë gjithë 24-orëshit. POR parashikohet të ketë kalime të pakta vranësirash nëpër territor, KU më të theksuara do të jenë në pjesën e parë të ditës në zonat Veriperëndimore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat do i lënë vendin kthjellimeve.

Maqedonia e Veriut

Jugperëndimi i MV do të jetë me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta deri në orët e mesditës. Ndërsa pjesa tjetër e vendit do të dominohet nga kthjellimet dhe vranësirat kalimtare, por poashtu në orët e pasdites dhe mbrëmjes pritet që kthjellimet të bëhen më të dukshme edhe në Jugperëndim të MV./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!