Kthjellime dhe temperatura të larta, si do të jetë moti sot

schedule07:16 - 20 Qershor, 2021

schedule 07:16 - 20 Qershor, 2021

Sipas MeteoAlb: Mbetemi edhe ditën e diel në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë mot të kthjellët dhe relativisht të nxehtë.

Mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash nëpër territor, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat përgjatë kufirit lindor por pa mundur të gjenerojnë reshje.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale por rriten temperaturat e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 12°C mëngjesi deri në 35°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Verior-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Kosovë

Kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë në republikën e Kosovës gjatë paradites dhe mbrëmjes, por mesdita zhvillon vranësirat lokale në veri të saj duke rrezikuar shira të pakët e të izoluar. Parashikohet që edhe nata të mbetet në ndikimin e motit të qëndrueshëm.

Maqedonia e Veriut

Moti në MV paraqitet me kthjellime deri pasdite kur vranësirat shfaqen në zonat perëndimore dhe gradualisht përfshijnë gjithë vendin por pa sjellë shira. Edhe nata vijon në të njëtat kushte atmosferike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!