Sipas MeteoAlb: alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare dominojnë kushtet e motit në vendin tonë gjatë paradites.
POR pas mesditës do të ketë zhvillim të vranësirave konvektive në pjesën më të madhe të territorit duke rrezikuar shira të pakët e të izoluar, vetëm pjesërisht ulëtsira perëndimore mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të paraqiten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe në mësditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2-3 ballë.
Kosova
Dita nis me kthjellime dhe vranësira kalimtare në republikën e kosovës, situatë e cila vijon deri pasdite kur vranësirat zhvendosen drejt zonave lindore duke lënë pjesën tjetër të territorit me kthjellime. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin e së shtunës.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës do të vijojë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Por pjesa e dytë e ditës sjell shpshtim të vranësirave në territor ku më të shpeshta do jenë me kufirin shqiptaro- grek duke sjellë rrebeshe afatshkurtra shiu./abcnews.al