Orët e paradites; do të jetë nën dominimin e kthjellimeve në të gjithë territori Shqiptar. Sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditës do të ketë kalime të pakta vranësirash në zonat Verilindore dhe në zonat Juglindore. Por zonat bregdetare dhe të ulëta do të mbeten në mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të jenë dominante përgjatë gjithë 24-orëshit, ku orët me diell do të jenë të shumta në një pjesë të mirë të republikës së Kosovës. Pritet që pas mesdite të shfaqen kalime vranësirash të lehta.
Maqedonia e Veriut
Vlerat e larta Barike do vijojnë të sjellin në MV mot kryesisht të qëndrueshme dhe dominim të kthjellimeve në të gjithë vendin gjatë paradites. Por pasditja do të sjellë kalime të pakta vranësirash kryesisht në zonat Jugore të MV. Ndërsa pjesa tjetër e MV do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve.
Rajoni dhe Evropa
Pjesa më e madhe e kontinentit Evropian do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, Po ashtu, pjesërisht qendra e kontinentit paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ndërsa gadishulli Skandinav si edhe vendet Lindore do të jenë në dominimin e vranësirave të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu në Veri të kontinentit, ndërsa reshje në formë dëbore në Evropën Lindore./Abcnews.al/